Çokollata të fshehura në autobus, Dogana parandalon kontrabandën, vlera mbi 10 mijë euro

PUBLIKUAR

Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje, rreth orës 12:30, në hyrje të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, njësitë doganore, në bashkëpunim me policinë kufitare, kanë ndalur për kontroll të rregullt një autobus të linjës ndërkombëtare, transmeton IndeksOnline.

Edhe pse drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për t’u paraqitur, automjeti është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit, në hapësira të modifikuara dhe të kamufluara brenda autobusit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara:

Produkte ushqimore – çokollata, me sasi totale 620 pako / 1,380 kg dhe me vlerë të përgjithshme mbi 10,000 euro. Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj palës së përfshirë është niciuar procedura për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Njoftimi i plotë:

 

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...