Çmimi i shëndetit/ Pacientët e Onkologjisë paguajnë mijëra euro për barna që mungojnë në QKUK

PUBLIKUAR

Koridoret e Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë të mbushura me pacientë, që presin të marrin shërbime brenda kësaj klinike.

Si pacientët ashtu edhe familjarët e tyre zgjedhin fjalët më të mira për mantelbardhët, derisa ankesat më të mëdha dhe tejet shqetësuese i kanë për terapitë e kushtueshme.

“Unë e kam motrën këtu, dhe po ka mungesë të ilaqeve. E para (Gemcitabine) ka mungesë dhe diku e marrim 90 euro, variojnë çmimet nga barnatorja në barnatore dhe mund të kushtojë deri në 130 euro, kurse dyta (Zoledronic acid) herë ka herë s’ka, kjo e dyta është e lirë. S’ki çka duhet me siguru kur të duhet”, ka thënë në kushte anonimiteti një familjare e një pacienteje e cila aktualisht po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë.

Ankesë për mungesën e barnave në këtë Klinikë e ka edhe një grua e cila me mezi po ia siguron terapinë tejet të kushtueshme bashkëshortit të saj, transmeton IndeksOnline.

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...