Çka është ‘kaq kosovare’ që atij nuk duhet t’i ikë?/ Ambasada amerikane me pyetje për Hovenier

PUBLIKUAR

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier së shpejti vjen në Kosovë për mision diplomatik. Për këtë ardhje të tij ambasada amerikane në Prishtinë, ka lëshuar një njoftim.

Në njoftim iu kërkohet kosovarëve të ofrojnë rekomandime se cilat janë vendet që ambasadori duhet t’i vizitojë së pari.

“Derisa jemi duke e pritur arritjen e Hovenier dhe familjes së tij në Prishtinë, na nevojitet ndihma juaj për t’u siguruar se ditët, javët dhe muajt e parë (të ambasadorit) do të jenë të paharrueshme. Ku rekomandoni ju se ai duhet ta bëj vizitën e parë? Cila është kuzhina lokale që ai duhet ta provojë? Cili është aktiviteti kulturor që ai duhet ta shijojë? Çka është ‘kaq kosovare’ që atij nuk duhet t’i ikë?“, thuhet në njoftim./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...