Çka është “Black Friday”, “e premtja e zezë” që po praktikohet edhe në Kosovë

PUBLIKUAR

“E premtja e zezë” apo “Black Friday” është dita më e mirë për të blerë në tërë botën. Derisa ky trend në SHBA, nga e ka prejardhjen, ka filluar të venitet, në Kosovë në veçanti dhe në rajonin tonë në përgjithësi, tash po përjeton ekspansion të vërtetë.

Dyqanet në këtë “të premte te zezë” ofrojnë zbritje deri në 50 për qind, por ka raste kur zbritja shkon edhe në 80 për qind, shkruan lajmi.net.

Disa dyqane dhe qendra tregtare në Kosovë kanë paralajmëruar zbritje maksimale, derisa do të rrinë hapur deri vonë.

Po ashtu, rrjetet sociale, si Facebook dhe Instagram, janë vërshuar nga “lajmet” për zbritje. Po ashtu edhe televizionet dhe portalet janë mbushur me reklama të “Black Friday”.

“E premtja e zezë” rrjedh nga SHBA, ku vikendi për Ditën e Falënderimeve është me i gjati i sezonit (fillon të enjten dhe zgjat deri të dielën), kurse të premten pas drekës së përbashkët familjare për Ditën e Falënderimeve, është tradicionale që të shkohet për të blerë.

Gjatë kësaj kohe janë zbritjet më të mëdha, por edhe tollovitë më të mëdha, të cilat shpesh përfundojnë edhe me rrahje dhe vandalizma.

Ka pasur raste kur ka pasur edhe viktima. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...