City e fiton ndeshjen dramatike me Arsenalin, e nis me këmbë të mbarë vitin 2022

PUBLIKUAR

Arsenali shtë mposhtur 1-2 nga Manchester Cityn në ‘Emirates’.

Topcinjtë bën lojë fantastike por nuk e ndalen liderin e Premierligës, Manchester Cityn, në ndeshjen e parë për vitin 2022.

Sfida e zhvilluar në Emirates dhuroi shumëcka, tre gola e një karton të kuq, për vendasit, që me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të lojës në pjesën e dytë, nuk arritën të mbrojnë rezultatin dhe ta mbyllin takimin me barazim.

Në minutën e 31-të, vendasit krijuan një aksion fantastik të cilin e konkretizoi me gol sulmuesi, Saka, duke realizuar për 1-0.

Në minutën e 57-të, Mahrez barazoi duke shënuar nga pika e bardhë, penallti e shkaktuar nga Granit Xhaka.

Sikur nuk i mjaftoi kjo Arsenalit, tre minuta më pas Gabriel u përjashtua me të kuq dhe Arsenali mbeti me 10 lojtarë, pdhe deri në fund, City e shfrytëzoi këtë.

Në minutën e 93-të të kohës shtesë, Dias shënoi për 2-1 për tía dhuruar tri pikë dramatike Cityt.

Arsenali vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me 35 pikë, derisa City në të parën tani me 53 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...