City e Chelsea e synojnë shkëputjen sonte

PUBLIKUAR

“Citizens” do ta vizitojnë Brentfordin, kurse “Blues” i bëjnë konak Brightonit

Manchester City dhe Chelsea do të zbresin sonte në fushën e blertë për t’i zhvilluar ndeshjet e xhiros së 20-të.

Dy ekipet do ta synojnë shkëputjen nga Liverpooli, i cili dështoi mbrëmë duke u mposhtur nga Leicester City.

Kampioni aktual anglez i ka gjashtë pikë më shumë se “Reds” dhe “Blues”.

Prandaj, sonte me një fitore eventuale do ta thellonte distancën, sidomos ndaj Liverpoolit.

Ekipi i Pep Guardiolës është në formë kulmore dhe është favorit për ta fituar lojën.

Sidoqoftë, Brentfordi do të mundohet ta nxjerrë së paku një barazim në shtëpi.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:15, shkruan “Gazeta Express”.

E fitoren sonte e kërkon edhe Chelsea, për t’ia rrëmbyer Liverpoolit vendin e dytë.

Kampionët e Evropës do t’i bëjnë konak Brightonit në “Stamford Bridge”.

Chelsea ndërkohë nuk guxon të gabojë nëse dëshiron të mbetet në luftë për titull pasi është gjashtë pikë prapa liderit, City.

Brightoni nga ana e tij do të tentojë ta marrë një pikë ndaj “Blues”.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:30. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...