Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A në vitet e fundit, Ciro Immobile është bërë me skuadër të re.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, 35-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në kampionatin francez te skuadra e Paris FC.
Skuadra parisiene ka arritur marrëveshje me Bolognan për transferimin e sulmuesit italian.
Immobile do të jetë një përforcim për pjesën e mbetur të sezonit, ku Paris FC synon qëndrimin në elitën e futbollit francez./IndeksOnline/


