Chiesa drejt largimit nga Juventus

PUBLIKUAR

Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi italian nuk po përdoret sa duhet nga trajneri Massimiliano Allegri dhe nuk e ka shkëlqimin e duhur nën drejtimin e tij.

Për këtë arsye, e mbi të gjitha nëse “Bianconeri” nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, largimi i përfaqësuesit italian do të jetë më se i mundshëm.

Në rast të largimit eventual, për kampionin e Evropës me Italinë në opsion janë dy pista, përcjell “Gazeta Express”.

Ai mund të përfundojë në Premierligë ose në La Liga, ku klubet e tyre e duan futbollistin, i cili është në pronësi të Fiorentinës, por i huazuar për dy vjet në Juventus.

Chiesa pati paraqitje brilante në Euro 2020 me Italinë, ndërsa luajti mirë edhe sezonin e kaluar me “Zonjën e Vjetër”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...