Chiellini merr dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19

PUBLIKUAR

Kapiteni i Juventusit dhe Italisë, Giorgio Chiellini, ka bërë të ditur se e ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Qendërmbrojtësi veteran e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale nga qendra J-Medical, ku e kishte marrë vaksinën.

Ai ka këshilluar të gjithë që të jenë pjesëmarrës në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.

“Këtë mëngjes (e enjte) e mora dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19”, ka shkruar Chiellini në rrjetet sociale.

“Falë vaksinës dhe mbrojtjes individuale jemi duke luftuar për një rikthim në normalitet”.

“Të gjithë duhet bëjmë pjesën tonë, prandaj le të vaksinohemi për vetveten dhe t’i mbrojmë ata që janë më të brishtë”, ka thënë tutje mbrojtësi.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...