Chiellini me një propozim interesant: Të zvogëlohet numri i skuadrave në Serie A

PUBLIKUAR

Juventusi ka qenë ndër ekipet themeluese të Superligës së Evropës, por që ky projekt duket se ka dështuar.

Kapiteni i Zonjës së Vjetër, Giorgio Chiellini mendon njëjtë si presidenti i Juves, Andrea Agnelli.

Mbrojtësi italian ka thënë se Superliga e Evropës është e nevojshme dhe se duhet të ndodhë.

“Kam folur prej disa vitesh me presidentin për këtë. E ardhmja e futbollit është gjithnjë e më shumë drejt garave evropiane në krahasim me ligat kombëtare”.

“Një lojtar i nivelit të Juventusit dëshiron t’i luajë ato ndeshje, me gjithë respektin për të tjerët. Sportistët e nivelit tonë, por ndoshta edhe tifozët, duan të shohim më shumë ndeshje të nivelit evropian. Kemi arritur në një pikë pa kthim”.

“Institucionet, klubet dhe lojtarët duhet të takohen për të reformuar kalendarët dhe për të krijuar gara të reja për të rinisur këtë sport, që mbetet më i bukuri në botë. Gjithsesi edhe mund të përmirësohet. Në SHBA, ku janë ‘profesorë’ për këto gjëra, kanë krijuar Superligën për çdo sport”, tha Chiellini.

Tutje mbrojtësi qendror ka thënë se duhet të zvogëlohet edhe numri i skuadrave në Serie A nga 20 në 18 ose 16.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...