Chelsea – Tottenham, në kërkim të finales së Carabao Cup

PUBLIKUAR

Dy ekipet londineze do të përballen sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Anglisë

Chelsea dhe Tottenhami do të përballen sonte në mes vete, në kërkim të finales së madhe të “Carabao Cup”.

Skuadrat londineze do t’i matin forcat në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Kampioni evropian në çerekfinale e eliminoi Brentfordin, kurse “Spurs” ishin më të mirë se West Hami, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshja e parë do të luhet sonte nga ora 20:45.

Kurse, ajo e kthimit pas një jave, më saktësisht më 12 janar.

E në duelin tjetër gjysmëfinal të Kupës së Ligës së Anglisë do të ndeshen Liverpooli me Arsenalin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...