Chelsea synon të rikthehet në binarët e fitores kundër Aston Villës, formacionet

PUBLIKUAR

Chelsea do të kërkojë të kthehet në binarët e fitores kur të përballet me Aston Villën sonte në Birmingham.

Takimi i javës së 19-të mes Villës dhe Chelseat do të zhvillohet në Villa Park në orën 18:30, raporton Gazeta Express.

Kampioni evropian e humbi vendin e parë në tabelës e Premierligës pas një humbjeje dhe dy barazimeve radhazi në tri ndeshjet e fundit.

Të kaltrit e Londrës janë të vetëdijshëm se një lëshim pikësh edhe sonte do të nënkuptonte ngecje pothuajse e papërmirësueshme në garë për titull, duke e parë që kampioni në fuqi Manchester City e shkatërroi plotësisht Leicesterin sot më herët dhe krijoi një epërsi prej nëntë pikëve në vendin e parë.

Ndërkohë, Aston Villa – e cila do të jetë pa trajnerit Steven Gerrard i cili mungon shkaku i infektimit me koronavirus – e ka rigjetur formën e mirë nën udhëheqjen e ish-mesfushorit anglez.

Që prej emërimit të Gerrardit në stol, Villa i ka fituar katër prej gjashtë ndeshjeve nën udhëheqjen e tij.

Si rezultat, Villa renditet në vendin e nëntë me 22 pikë.

Formacionet zyrtare:

Aston Villa:

Chelsea:

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...