Chelsea n’sulm për Gavin, i gatshëm të paguajë klauzolën

PUBLIKUAR

Gavi është zbulimi i radhës te Barcelona, pasi edicionin e kaluar shkëlqeu Pedri.

Lojtari tashmë ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, pasi në moshën 17-vjeçare ka zënë vend në 11-shen e parë në Barcelonë dhe në Spanjë.

Ai ka klauzolë 50 milionë euro, shifër e ulët kjo për klubet e mëdha që po tentojnë t’ia rrëmbejnë Barcelonës.

Raportohet se Chelsea është hedhur në sulm dhe është i gatshëm të paguajë klauzolën e 17-vjeçarit.

Në anën tjetër, Barcelona ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës dhe do t’i vë klauzolë të çmendur, mbi 500 mijë euro.

Vet lojtari s’dëshiron të ndërrojë ambient, është i bindur që të ketë sukses me trajnerin e ri, Xavi Hernandez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...