Chelsea – Jorginho, kjo është situata aktuale

PUBLIKUAR

Palët mund t’i nisin bisedimet për kontratën e re të futbollistit në muajt ardhshëm

Jorginho nuk i ka nisur ende bisedimet me Chelsean për vazhdimin e kontratës.

Mirëpo, një gjë e tillë duket se do të ndodhë në majt e ardhshëm.

Për këtë ka siguruar menaxheri i përfaqësuesit italian, Joao Santos.

“Ne nuk jemi duke biseduar për ta zgjatur kontratën aktuale të tij me Chelsean. Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Ndoshta do t’i hapim bisedimet në muajt e ardhshëm”, deklaroi Santos për portalin “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Jorginho e pati një vit të jashtëzakonshëm duke e fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Gjithashtu, ai e fitoi edhe Kampionatin Evropian me Italinë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...