Chelsea i ofron 100 milionë euro për Chiesan

PUBLIKUAR

“Blues” janë të vendosur për ta transferuar yllin e Juventusit, i cili shkëlqeu edhe në Euro 2020

Chelsea është e vendosur për ta transferuar Federico Chiesan.

Blues” ia kanë vënë syrin yllit të Juventusit, për të cilin janë të gatshëm ta bëjnë një ofertë të majme.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se kampioni aktual i Evropës i ka bërë gati 100 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.

Këtë ofertë, Të kaltrit do t’ia bëjnë Juventusit, i cili pritet ta blejë përfundimisht lojtarin verën tjetër.

Kjo pasi Chiesa është huazuar për dy sezone në Torino nga Fiorentina dhe lojtari faktikisht është ende lojtar i “Viola”.

Mbetet të shihet nëse Juve do ta shesë menjëherë përfaqësuesin italian, i cili shkëlqeu me “Azzurri” në Euro 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...