Chelsea hyn në garë për Dembelen

PUBLIKUAR

“Blues” do të mundohen ta transferojnë futbollistin francez, i cili nuk e vazhdoi kontratën me Barçën

Ousmane Dembele pritet të largohet këtë muaj nga Barcelona.

 

Futbollisti francez nuk arriti marrëveshje me gjigantin katalunas për vazhdimin e kontratës.

E tash, në garë për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit është futur Chelsea.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.

Nuk dihet ende saktësisht nëse kampioni aktual evropian e do lojtarin në formë huazimi apo që ta blejë përfundimisht.

24 vjeçari gjithashtu pëlqehet nga Paris Saint-Germaini dhe nga klubet tjera angleze.

Ai është duke i kaluar gjashtë muajt e fundit të kontratës, përcjell “Gazeta Express”.

Barça ia ofroi atij një kontratë të re, por kërkesat e lojtarit ofanziv ishin të larta.

Prandaj, Dembele mund të largohet nga “Camp Nou” pas katër vjet e gjysmë qëndrimi aty.

Barça e kishte blerë futbollistin nga Borussia Dortmundi në vitin 2017 për 140 milionë euro.

Përfaqësuesi francez ka dështuar ta arsyetonte këtë shumë në Spanjë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...