Chelsea dhe Tottenham tentojnë për Dembelen, pak orë para mbylljes së merkatos

PUBLIKUAR

Vetëm pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, e ardhmja e Ousmane Dembele me Barcelonën është ende e pazgjidhur, me Chelsea dhe Tottenham tani që po tentojnë ta transferojnë francezin.

Dembeles i skadon kontrata me Barcelonën në qershor dhe ka të ngjarë të mos nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin nga Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Paris Saint-Germain kishte arritur një marrëveshje me sulmuesin, por kërkesat e Barcelonës për një shumë prej 20 milionë eurosh e prishën atë lëvizje.

Tani, Chelsea, një nga klubet që Dembele iu ofrua disa ditë më parë, ka kontaktuar Barcelonën për nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit francez edhe pse të dyja palët nuk janë optimiste se një marrëveshje mund të përfundojë në kohë.

Tottenham gjithashtu kontaktoi Barcelonën, por si me Chelsean, arritja e një marrëveshjeje do të ishte e komplikuar. Thënë kështu, askush nuk po përjashton asgjë ende.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...