Chelsea dhe Liverpooli ndahen baras në një ndeshje triller, e cila mund t’i ketë lënë të dyja jashtë garës për titull

PUBLIKUAR

Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar 2:2 në një ndeshje dramatike të dielën, rezultati i së cilës i përshtatet më së shumti liderit të Premierligës Manchester City.

Liverpooli mendoi se e arriti një epërsi të mjaftueshme prej dy golave për ta mposhtur rivalin për titull kur Sadio Mane dhe Mohamed Salah shënuan në fillim të pjesës së parë në Stamford Bridge, por Mateo Kovacic dhe Christian Pulisic shënuan nga një herë brenda katër minutave për Chelsean pak para pushimit mes pjesëve, raporton Gazeta Express.

Por ky barazim mund të nënkuptojë se të dyja Chelsea dhe Liverpool mbesin mbase jashtë garës për titull, pasi i lejuan liderit Manchester City ta krijojë një epërsi prej 10 dhe 11 pikëve ndaj tyre, përkatësisht. Liverpooli e ka një ndeshje të mbetur për ta zhvilluar.

Pas pak raporti i plotë

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...