“Çfarë gruaje je ti, as kafenë s’ma bëre” – Gjesti ngacmon Eglin pas ‘dasmës’

PUBLIKUAR

Pas një nate festive ku kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, mëngjesi për Gjestin dhe Eglin nisi me batuta dhe shumë humor.

Pasi u zgjuan nga gjumi, Egli u drejtua menjëherë për në dush, ndërsa Gjesti qëndroi jashtë duke e ndjekur me sy dhe nis të bëjë shaka me të.

Me ironi, ai i drejtohet Eglit duke thënë: “Qysh? Çfarë gruaje je ti, a burri është tmerr.”

Foto: Screenshot/Instagram

Gjesti vijon me shaka, duke e ngacmuar për mungesën e kujdesit pas “martesës”:“As kafenë s’ma ke bërë, asgjë. Krejt vetë i bëra. Asgjë nuk ndryshoi në jetën time. Vetë prapë, vetë. Jo, more vëlla.”

Më pas, ai afrohet te dushi, fut kokën brenda dhe kërkon një puthje nga Egli, të cilën edhe e merr, ndërsa çifti shkëmben një moment të ëmbël dhe intim.

Por, Gjesti nuk ndalet me kaq dhe e vazhdon humorin me të njëjtin qëndrim “i zhgënjyer”, duke thënë: “Asgjë nuk ndryshoi në jetën time, jeta prapë vazhdoi. As kafe… Kështu nuk shkon. Krejt ata dëshmitarë le ta dinë, s’është duke shkuar mes nesh.”

Momenti shkaktoi të qeshura dhe u komentua menjëherë në rrjet, ku shumë fansa e panë si një mënyrë argëtuese me batuta spontane, tipike për Gjestin, për të ngacmuar partneren e tij në mënyrë të dashur pas dasmës. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë

Të premten mbrëma, Gjesti mbajti koncertin e tij të parë pas përfundimit të aventurës...

Elegante dhe tërheqëse, Olta Gixhari shkëlqen në veshje sportive

Aktorja, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendjen me një set fotografik të ri, ku shfaqet...

Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa...