Çdo herë e më tmerr për Greenwoodin: Klubi e largon çdo gjë të tij e bashkëlojtarët s’e ndjekin më në rrjetet sociale

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi e ka larguar të gjithë mallin e Mason Greenwood nga dyqani i klubit online të hënën, pasi tifozët e zemëruar i rikthyen fanellat me emrin e tij në megadyqanin e klubit në Old Trafford.

Greenwoodi u arrestua të dielën pas akuzave nga e dashura e tij për përdhunim dhe dhunë, raporton Gazeta Express.

Ai mbetet në paraburgim, pasi policisë i është dhënë kohë shtesë për ta marrë në pyetje atje nën dyshimin për përdhunim dhe dhunë.

Manchester Unitedi ka thënë më herët se Greenwood nuk do të lejohet të stërvitë apo të luajë ndeshje për klubin deri në një njoftim tjetër.

Por gjërat po përkeqësohen vazhdimisht për 20-vjeçarin çdo ditë.

Kompania e veshmbathjeve Nike e ka pezulluar bashkëpunimin me të dhe tani bashkëlojtarët e tij si  Cristiano Ronaldo, David de Gea, Paul Pogba dhe Marcus Rashford e kanë fshirë atë nga rrjeti social Instagram.

Emri i Greenwoodit është larguar edhe nga lista e lojtarëve në dyqanin online të klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...