Gjatë një interviste në podcastin e Grida Dumës, Capital T foli më në detaje mbi jetën, karrierën dhe arsyen pse zgjedh ta mbrojë privatësinë e tij, pavarësisht se është një figurë publike.
“Pavarësisht zgjedhjes sime për të mbajtur një privatësi, nuk është sekret. S’ka qenë zgjedhje për ta mbajtur sekret, ka qenë zgjedhje për të mbajtur privatësinë”.
Dhe me këtë të fundit, mendja na shkoi menjëherë te lidhja e reperit, e cila u bë publike vetëm dy ditë më parë. Për tani fansat mund të ngushëllohen me foton, pasi ai nuk ka ndërmend të thotë asgjë më shumë. Gjithsesi, në fund të intervistës, reperi u shpreh se gjërat e shenjta (Adrola), duhet të mbrohen, prandaj ai nuk zgjedh t’i bëjë pjesë të vëmendjes publike.
“Normal që gjërat që janë shumë të rëndësishme për ty i ruan me fanatizëm, duhet t’i mbrosh”!
Pas postimit të fundit, nuk e dimë nëse dyshja ka ndryshuar mendje mbi privatësinë. Nisur nga deklaratat e tij, intervista mund të ketë qenë xhiruar përpara vendimit për të publikuar foton në Instagram.


