Caktohet data dhe vendi për finalen e Superkupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit

PUBLIKUAR

Tashmë gjithçka është zyrtare sa i përket Superkupës së Italisë e cila u vendos të luhet në Milano, në stadiumin “Giuseppe Meazze”.

Më 12 janar 2022 është data kur do zhvillohet ndeshja mes Interit dhe Juventusit.

Vendimi për Superkupën e Italisë u mor ditën e sotme në mbledhjen e asamblesë së Ligës së Seria A.

Inter si fitues i kampionatit dhe Juventus si fitues i Kupës së Italisë do të përballen me njëri-tjetrin në Superkupë, në stadiumin “Giuseppe Maezza”, në Milano pas 12 vitesh.

Ndeshja e fundit që është luajtur në Milano sa i përket Superkupës është sfida mes Interit dhe Romës e fituar 3-1 për zikaltrit, në vitin 2010

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...