Caicedo mund t’i ribashkohet Inzaghit në Inter

PUBLIKUAR

Inter po shikon opsione që nuk kushtojnë shumë për sulmin e tyre dhe idea për Felipe Caicedo është shfaqur

Sulmuesi i Ekuadorit ka kaluar katër vite në Lazio nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi dhe ai është bërë një lojtar kyç për trajnerin italian. Gjatë 139 ndeshjes për bardhekaltërit, Caicedo ka shënuar 33 gola, ku një numër i tyre janë shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

 

Siç raporton La Gazetta dello Sport, Interi dëshiron një zëvendësim për kohë të shkurtër të Joaquin Correa, i cili do të mungojë për 30-35 ditë shkaku i lëndimit dhe ata po konsiderojnë transferin e Caicedos.

Sulmuesi 33 vjeçar i Ekuadorit, i cili është i huazuar të Genoa nga Lazio, mund të nënshkruaj kontratë huazimi, duke forcuar kështu sulmin e Inzaghit, por me kosto të ulët.

Caicedo ka vuajtur për të bërë dallimin këtë sezon në Genoa; lojtari ka shënuar vetëm një gol në tetë paraqitje të Serie A, duke munguar 12 ndeshje shkaku i një lëndimi në muskul. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...