Buxheti modest i Xavit për afatin e janarit, vetëm 10 milionë euro

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez do t’i ketë më pak se 10 milionë euro për t’i shpenzuar në përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit, pasi e zëvendësoi Ronald  Koemanin në postin e trajnerit në Barcelonë.

Shefi ekzekutiv i Barcës, Ferran Reverter, kishte thënë në fillim të këtij viti se klubi do t’i kishte 20 milionë euro në dispozicion për blerjen e lojtarëve të rinj në dimër, bazuar në limitin prej 97 milionë eurove për shpenzime që La Liga ia kishte caktuar Barçës për këtë sezon, raporton Gazeta Express.

Por gjërat kanë ndryshuar që atëherë.

Ansu Fati dhe Pedri kanë nënshkruar marrëveshje të reja luksoze, që nënkupton se limiti i lejuar i Barçës për shpenzime brenda sezonit është harxhuar dukshëm.

Por çmimi i shkarkimit të Koemanit dhe emërimit të Xavit nuk pritet të ketë shumë ndikim në shpenzimet e klubit në të ardhmen, sipas burimeve të ESPN.

Besohet se Barcelona duhet t’ia paguajë deri në 12 milionë euro dëmshpërblim Koemanit për ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes, ndërsa klauzola e lirimit të Xavit nga Al-Saddi i kushtoi 5 milionë euro.

Për shkak të humbjeve të mëdha në dy vitet e fundit, La Liga i qiti limit prej 97 milionë eurove për shpenzime këtë sezon Barcelonës.

Sipas burimeve të ESPN, nga ato 97 milionë euro limiti ka rënë në vetëm 10 milionë euro.

Xavi dëshiron ta forcojë ekipin me një sulmues në janar dhe klubi duhet ta sigurojë ndonjë lojtar me marrëveshje huazimi për t’ia plotësuar kërkesën trajnerit të ri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...