Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes

PUBLIKUAR

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, ai dyshohet se me dhunë ia ka marrë fëmijën e tyre.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:40 në Gjakovë.

Sipas raportit policor, bashkëshorti i saj, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, kishte shprehur dëshirën për t’u ndarë, ndërsa më pas dyshohet se me dhunë e ka marrë fëmijën e tyre.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, fëmija i është kthyer asaj.

Pas intervistimit, të dyja palët janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

“Gjakovë / 29.08.2026 – 18:40. Viktima f/k ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj, i dyshuari m/k me të cilin kanë qenë duke bashkëjetuar ka vendosur të ndahet por me dhunë i ka marrë fëmijën e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit fëmija i është dhënë viktimës. Palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte”.

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për...

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit diku në malet e Deçanit

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, është...

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...