Burgim i përjetshëm për dy persona për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

PUBLIKUAR

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në periudhën ndërmjet 9 janarit dhe 8 prillit të vitit 2021.

Gjatë kësaj kohe, dy vëllezërit kishin planifikuar vrasjen e Rexhepit me synimin për të përfituar nga pasuria e tij.

Vrasja e Bedri Rexhepit, prokurori: Ekzekutor është Jeton Vllasaliu, por koka e kësaj vepre është Nexhat Vllasaliu

 

Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu, më 08.04.2021, Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë, Janjevë.

Pastaj, i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.

Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë, si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...