Bunjaku s’e ka ndër mend të ndalet, i bashkohet klubit gjerman në moshën 38-vjeçare

PUBLIKUAR

Albert Bunjaku i është bashkuar Bonnerit, klubit nga kategoria e pestë e futbollit gjerman, në një marrëveshje gjashtëmujore.

Ish-përfaqësuesi i Kosovës Bunjaku iu bashkua Bonnerit si lojtar i lirë të hënën, pasi u largua nga Viktoria Koln, raporton Gazeta Express.

Ai do të luajë për klubin që bën gara në Regionalliga West deri në përfundim të sezonit 2021/22.

38-vjeçari i kaloi tri vjet e gjysmë te Viktoria, në kategorinë e tretë të futbollit gjerman, duke i shënuar 42 gola në 97 ndeshje.

“Kalova kohë shumë të mirë në Viktoria. Ne u rritëm së bashku dhe gëzuam shumë suksese. Ia uroj Viktorias të gjitha të mirat për ta ardhmen”, tha Bunjaku në mesazhin e lamtumirës.

Bonneri e mori Bunjakun – i cili e shënoi një gol në tri paraqitje për Kosovën – me shpresë së përvoja e tij do ta shpëtojë klubin nga rënia prej ligës.

Bonner renditet në vendin e 15-të në tabelën e Regionalliga West me vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga liga.

“E njoh Albertin shumë mirë nga koha ime në Viktoria deh jam shumë i lumtur se ai mund ta përforcojë sulmin tonë. Me gjithë përvojën e tij, Alberti është aset dhe do ta na ndihmojë neve në garë për mbijetesë”, tha drejtori sportiv i Bonnerit, Daniel Zillken./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...