Buja: Tre herë më shumë investime për Gadimen: zhvillim pa përjashtim

PUBLIKUAR

 

Miliona euro i kemi investuar në Gadime gjatë mandateve të mia si Kryetar i Komunës.

Në mandatin e ardhshëm investimet në Gadime do të trefishohen! Do të sjellim projekte transformuese për zhvillim infrastrukturor, ekonomik dhe social, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës për çdo lagje të Gadimes.

Shpella e Gadimes, si një pasuri e rrallë natyrore dhe atraksion turistik, do të jetë në qendër të zhvillimit lokal me investime për promovim, infrastrukturë dhe përfshirje të komunitetit në menaxhimin e saj.

Shërbimet publike do të ofrohen pa dallime partiake e politike sepse Gadimja ka nevojë për përkrahje, jo për ndarje.

Prioriteti ynë do të jenë njerëzit e Gadimes ata që e kanë mbajtur gjallë këtë vend me punë, sakrificë e besim në të ardhmen. Ashtu si Argjendi, Albulena dhe Egzona që po sjellin energji të re në ekipin tim fitues, ashtu do të hapim dyert për të ri tjerë, për ide të reja, si dhe energji të re politike.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...