Shukri Buja ma takuar qytetarët e Ribarit të Madh dhe me kandidatin e tyre për Kuvendin Komunal nga kjo nëndegë, Herolind Koxhani.
Postimi plotë nga Buja:
FITORJA ËSHTË E JONA!
Mbrëmjen e përmbylla në një takim të madh me qytetarët e Ribarit të Madh dhe me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal nga kjo nëndegë, Herolind Koxhani.
Pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmoi përkushtimin e tyre dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme, si për Herolindin në Kuvendin Komunal, ashtu edhe për projektin tim politik për të udhëhequr Lipjanin.
Demokratët e Ribarit e dhanë sonte një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për fitoren e madhe që po na pret!



