U raportua se Bruno Fernandes është i lidhur me një transferim te klubi spanjoll, Barcelona.
Raportet në Portugali e lidhin Bruno Fernandes me një kalim te Barcelona, nëse katalanasit dështojnë në përpjekjen e tyre për të transferuar Erling Haaland.
Megjithatë, vetë lojtari ka reaguar në lidhje me këtë, duke u distancuar nga një gjë e tillë.
Fernandes shkroi në Instagram se lajmi duhet të ketë qenë një histori “Dia de los inocentes” (ekuivalente me Ditën e Gënjeshtrave) dhe kritikoi shtypin.



