Broja u rikthye tek goli me Chelsean, trajneri Pochettino me fjalë të mëdha për të

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Anulohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në BeH, megjithatë Kurti do t’i realizojë disa takime në Sarajevë

Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të...

Policia e Kosovës ka një apel për të gjithë këmbësorët

Policia e Kosovës përmes një postimi të bërë në faqen e tyre në facebook,...
Armando Broja realizoi mbrëmë njërin nga katër golat për skuadrën e Chelseat përballë Preston North End me rezultatin 4:0.

Kështu, Broja rikthehet tek goli pas një kohe ku pati paraqitje të dobëta e që mediat angleze filluan të spekulojnë se shqiptari mund të largohet shumë shpejt, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e shfrytëzoi mjaft mirë mungesën e Nicolas Jackson, i cili është pjesë e Kupës së Afrikës.

Në lidhje me golin dhe paraqitjen e djeshme, ka folur trajneri i ‘’bluve’’ Mauricio Pochettino.

 “Unë mendoj se goli do të jetë fantastik për vetëbesimin e Brojës. Ai duhet të buzëqesh, të jetë pozitiv dhe të ndryshoj gjuhën e trupit tani. Unë mendoj se kur ai luan mirë dhe gjen rrjetën, rritet. Unë duhet të jem i sinqertë, Broja duhet ta përdor këtë ndeshje për t’u rritur. Jo vetëm në aspektin fizik apo në kapacitetin e tij, por duhet ta përdor këtë hap për të vazhduar përpara dhe për të buzëqeshur”, tha fillimisht trajnerit argjentinas.

Ai vazhdoi me fjalë të mëdha për Brojën, duke e cilësuar me potencial të madh.

“Potenciali te Broja është mbresëlënës, lojtari i ri në Angli ose në Evropë, një nga ata lojtarët që kanë më shumë potencial. Duhet ta shtyj veten deri në limite dhe të punojë shumë. Ka kaluar një dëmtim shumë të madh në të kaluarën dhe kjo kërkon kohë. Nuk është e lehtë për të që të paraqitet në nivelet që ne presim. Pritshmëritë tona për të janë të mëdha”, ka thënë Pochettino.

Pas këtyre fjalëve, duket se Pochettino nuk do të heq dorë nga Broja dhe t’ia ofrojë atij edhe një rast me fanellën e Chelseat.

SHIKO MË SHUMË

Trajneri i Lillet i tregon Zhegrovës se ku duhet të përmirësohet

Edon Zhegrova është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin francez. Megjithatë, trajneri...

Barcelona siguron yllin e Leverkusenit si nënshkrimin e tyre të parë për vitin 2025

Barcelona thuhet se ka siguruar nënshkrimin e tyre të parë për vitin 2025, me...

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...