Brenda tetë muajve, në Kosovë, linden mbi 18 mijë fëmijë

PUBLIKUAR

Nga janari deri në gusht të këtij viti, në vendin tonë kanë lindur 18 mijë e 430 fëmijë, në Kosovë. Prej tyre 9 mijë e 565 meshuj dhe  8 mijë e 865 femra.

Ndërkaq sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti janë regjistruar  2 mijë e 516 lindje.

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1. 284 lindje janë meshkuj dhe 1. 232 lindje janë femra.

Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025, pasi që gjatë muajit korrik janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 664.

“Në muajin gusht 2025 janë regjistruar 2. 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1. 284 lindje janë meshkuj dhe 1. 232 lindje janë femra. Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025”, thuhet në raportin e ASK-së./Indeksonline/.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...

Aksident në Lipjan, vetura “Audi” përplaset në shtyllën e rrugës

Një veturë e tipit “Audi” është përplasur me një shtyllë në rrugën pranë Shkollës...