Brahimaj: Njerëzit e Kurtit s’do t’ia japin votën Ramush Haradinajt për president

PUBLIKUAR

Ish-deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka folur për mundësinë e kandidimit të Ramush Haradinaj për president të Kosovës.

Në Tëvë1, Brahimaj tha se, sipas tij, çdo ish-çlirimtar i Kosovës do ta mbështeste kandidaturën e Haradinajt nëse do t’i kërkohej nënshkrimi.

“Unë mendoj që nëse vetëm çlirimtarëve të Kosovës do t’u kërkoheshin nga një nënshkrim për kandidaturën e Ramush Haradinajt, ata do ta jepnin dhe do të ishin të gatshëm ta mbështesnin”, ka deklaruar Brahimaj.

I pyetur nëse do të kërkohen nënshkrime edhe nga partitë e tjera për kandidimin e Haradinajt, ai tha se ende nuk ka diçka konkrete.

“Diskutimi për marrjen e nënshkrimeve nga partitë e tjera është ende në bisedim. Diçka konkrete nuk ka”, u shpreh ai.

Brahimaj komentoi edhe mundësinë e mbështetjes së kandidaturës nga deputetë të afërt me kryeministrin Albin Kurti.

“Unë mendoj që pjesa dërrmuese e atyre njerëzve që janë të dëgjueshëm ndaj Kurtit nuk do ta japin votën për president, sepse Albin Kurti nuk duron një figurë autoritative, një figurë që pa qenë president është në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Brahimaj.

 

SHIKO MË SHUMË

Kosova renditet në vendet më të larta në Ballkanin Perëndimor sa i përket sigurisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, vlerëson lartë gjetjet e raportit...

Lladrovci: Oferta e Kurtit për familjen Jashari, nuk duket e sinqertë

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, tha se emri i familjes Jashari nuk duhet të...

Aksident mes dy kamionëve në Sllatinë, s’ka të lënduar

Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur dje në rrugën nacionale Sllatinë. “Është raportuar se...