Botman konfirmon interesimin e Milan dhe Newcastle – jep shenja për largim nga Lille gjatë verës

PUBLIKUAR

Sven Botman ka konfirmuar se Milan dhe Newcastle United kanë bërë oferta për të transferuar atë gjatë merkatos së janarit.

 

Botman ka pranuar mes tjerash se mund të largohet nga Lille pas fundit të këtij sezoni, dhe ka treguar se cilat oferta ishin më tërheqëse për të.

Sigurisht, emri i Milan e nderoi mbrojtësin e Lille, i cili nuk e përjashton si opsion transferimi.

“Ofertat e tyre ishin konkrete. Të dyja klubet kanë anët pozitive. Të gjithë flasin për paratë. Por, projekti është po ashtu me rëndësi”, ka thënë Botman, transmeton lajmi.net.

“Shihni nga ku filluan Man City e PSG. Mendoj se do të ishte mirë të isha pjesë e saj, megjithëse, Milan është një klub i mrekullueshëm”, shtoi lojtari.

Botman është një nga mbrojtësit që po vlerësohet shumë lart në futbollin evropian. Ai do të ketë mundësi të dëshmojë veten edhe në Champions League. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...