Bordi i AKP-së merr një sërë vendimesh të rëndësishme

PUBLIKUAR

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës, ku u diskutuan çështje të shumta të përcaktuara me Rendin e Ditës dhe u morën vendime të rëndësishme në lidhje me administrimin e ndërmarrjeve shoqërore në vend.

Menaxhmenti i Agjencisë raportoi për aktivitetet e fundit të AKP-së dhe Bordi diskutoi gjerësisht për këto zhvillime dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen dhe në këtë kuadër Menaxhmenti informoi për përgatitjet që po bëhen për valën e fundit të shitjeve të aseteve në likuidim ku dorëzimi dhe hapja e ofertave do të bëhet më 7 dhjetor për çka u tha se është shtuar dukshëm numri i investitorëve të interesuar. Poashtu para Bordit raportoi Komiteti i Auditimit i Bordit të Drejtorëve në lidhje me zbatimin e të gjeturave të Auditorit të brendshëm dhe të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi aprovoi shpërndarjen e fondeve të pjesës 20 % për N.Sh “Ekonomia Pyjore”, në Gjakovë dhe KB “Beci”, në Bec të Gjakovës dhe poashtu për N.Sh “Emin Duraku”, në Gjakovë. Po ashtu Bordi aprovoi Raportin e Komisionit për Shitjen e Banesave të N.Sh-ve me gjithsej 19 kërkesa të shqyrtuara. Gjithashtu u aprovuan edhe Raportet e Shpërndarjes së Përkohshme për kreditorët e katër ndërmarrjeve shoqërore: N.Sh Progresi, N.Sh Barnatorja, N.Sh Urata dhe N.Sh Dardania.

Bordi gjatë kësaj mbledhje aprovoi poashtu rezultatet finale të ofertimit nga qiradhënia e aseteve përmes dy shpalljeve publike të datave 21 dhe 28 tetor 2016 për 11 pika të karburanteve dhe asete tjera në pronësi shoqërore. Përveç qiradhënieve tjera në përgjithësi, Bordi poashtu aprovoi edhe qiradhënien e asetit të Auto Prishtina për Policinë e Kosovës. Bordi diskutoi edhe për progresin e deritashëm në realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërmarrjen Trepça nga kompania e angazhuar për këtë qëllim nga AKP përmes tenderit publik, ndërkaq u diskutua edhe për rifillimin e punës në ndërmarrjen e privatizuar “Ferronikeli” dhe për lehtësimet që iu mundësuan kësaj ndërmarrje nga ana e AKP-së për shfrytëzimin dhe qasje në miniera të reja përmes pronave shoqërore.

Bordi poashtu u informua me raportin përfundimtar për NSH Kooperativa Bujqësore “Gaçkë” (në likuidim), si dhe për raportet e gjendjeve në ndërmarrjet shoqërore Boksitet e Kosovës, Pallati i Rinisë, Inex Sharr Planina në Brezovicë/lami.net

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...

Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin...

Temperaturat deri në 33°C sot, IHMK paralajmëron mot të nxehtë edhe në fillim të shtatorit

Kosovën sot e pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat maksimale...