Bora dhe Donaldi bëjnë gjestin e papritur ndaj njëri-tjetrit pas dhuratës për përvjetor

PUBLIKUAR

Bora Zemani dhe Donald Veshaj ditëve të fundit janë kthyer në çiftin më të përfolur të showbizit

Ishte hyrja e Donaldit në shtëpinë e Big Brother VIP dhe historia me Borën që ai e tregoi, pas ndarjes nga moderatorja.

Pas disa ditësh, produksioni e befasoi Donaldin, duke e futur Borën në shtëpi për pak minuta.

Në takimin e tyre të shkurtër, Donaldi ia rrëmbeu Borës një puthje.

Këtë të premte, më 5 nëntor, Donaldi bëri gjestin që askush s’e priste. Ai hodhi përtej rrethojave të shtëpisë një varëse, si dhuratë për Borën në 3-vjetorin e njohjes.

Mëngjesin e së shtunës, Bora publikoi foto dhe video nga momenti kur e mori qaforen e Donaldit.

E pas kësaj, vëllai i Donaldit, Romeo, i cili po e menaxhon Instagramin e tij, publikoi videon e momentit kur Donaldi e gjuan qaforen për Borën.

Shumë ndjekës të Donaldit i kërkuan Romeos ta bëjë “follow” Borën, me Intagramin e vëllait.

Duket se Romeo ka plotësuar dëshirën e ndjekësve të vëllait, duke e ndjekur kështu Borën në Instagram, me llogarinë e Donaldit.

Njëjtë ka vepruar edhe Bora, dhe tashmë të dy ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Nuk dihet se si do të reagojë Donaldi pasi të dalë nga shtëpia e Big Brother, pasi ai dhe Bora nuk ishin duke e ndjekur njëri-tjetrin në Instagram, kur ai hyri në shtëpi, pasi ishin ndarë disa muaj më parë./ExpressRozë/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...