Të premten që lam pas situata me Antonelën dhe Big Mamën doli nga kontrolli.
Ishte fjala e Antonelës ajo e cila coi situatën deri në atë pikë, shkruan lajmi.net.
Sot Big-u ishte e ftuar në Fan Club përmes një lidhje direkte ku ka folur për gjithë situatën e së premtes.
Ajo ka folur rreth provokimeve të Antonelës, ku edhe ka sqaruar se e ka paralajmëruar shumë herë atë që mos ta provokonte.
Gjithashtu ka cituar se Antonelën nuk e ka dashur edhe nga jashtë duke e parë përmes TV-së.
Kujtojmë se Big Mama dhe Antonela kanë pasur shumë debate brenda me njëra tjetrën, madje edhe shumë të ashpra.
Big Mama pas provokimit të Antonelës ka lënë shtëpinë e Big Brother Albania VIP./Lajmi.net/


