Bie çmimi i naftës, rritet ai i benzinës për 1 cent

PUBLIKUAR

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), i ka publikuar çmimet maksimale për sot për derivatët e naftës.

Nafta (dizel) ka shënuar ulje për 1 cent krahasuar me një ditë më parë, duke zbritur nga 1.64 euro në 1.63 euro për litër. Në anën tjetër, benzina është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.40 euro për litër, deriosa dje ishte 1.39.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.87 euro për litër.

Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend. Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi në rast se këto çmime nuk respektohen.

SHIKO MË SHUMË

Protesta e OVL-së, policia del me plan operativ

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00 në sheshin ‘’Skenderbu’’ në Prishtinë...

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...