Imri Ahmeti, është rizgjedhur për të tretën herë kryetar i Komunës së Lipjanit kështu është njoftuar përmes faqes zyrtare të Komunës së Lipjanit.
Betohet Imri Ahmeti i rizgjedhur për të tretën herë kryetar i Komunës së Lipjanit
Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka dhënë betimin në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Lipjanit që është mbajtur sot në sallën e Kuvendit Komunal në praninë e anëtarëve të rinjë të Kuvendit dhe mysafirëve të tjerë.
Mbledhjen e ka udhëhequr anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, Sami Bytyqi nga radhët e LDK-së. Gjithashtu gjatë kësaj seance u bë edhe betimi i 31 këshilltarëve të rinjë të kësaj legjislature që kanë dalë si rezultat nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti. Po ashtu gjatë kësaj seance Daut Azemi u zgjedh me shumicë votash kryesues i Kuvendit Komunal.
Kryetari i Komunës Imri Ahmeti pas betimit të dhënë ju është drejtuar të pranishmëve dhe të gjithë qytetarëve me një fjalë rasti, ku ka konfirmuar edhe një herë se do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë qytetarët e Lipjanit pa dallim dhe me të gjitha strukturat e partive pa dallim në të mirë të zhvillimit të mëtutjeshëm të Lipjanit, qytetit dhe fshatrave të komunës.
“Parimet tona qeverisëse dua sot ti rikujtoj dhe të konfirmoj para të gjithëve se parimi i respektimit të ligjit përkatësisht normave qeverisëse do te jenë bazament i përhershëm i punës tonë”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti, duke shtuar se gjatë mandatit që po rifillojmë Parimi i qeverisjes ligjore e transparete do të jenë udhërrëfyes dhe shteg që sdalim dot përtej saj pavarësisht sfidave, interesave apo presioneve që mund të prodhohen në punën tonë.
Kryetari Imri Ahmeti para të pranishmëve po ashtu ka theksuar se referencë e përhershme për ne do të jetë Parimi i bashkëvendimarrjes me qytetarë dhe në të njejtë kohë ka bërë thirrje për aktivizim qytetarë për të qeverisur sa më efektiv, e dinamikë sepse ndihma e qytetarëve gjatë gjithë punës është determinuese e sukseseve, ai në veqanti ka ftuar qytetarët të ndihmojnë për të detektuar të metat dhe dobsitë eventuale në të mirë të qeverisjes komunale, ka thënë Ahmeti, duke potencuar se pa ndihmën dhe bashkëvendimarrjen e përbashkët me qytetarët nuk mund të kemi sukses të plotë.





