Besnik Tahiri: Jam i bindur që në këto zgjedhje ka me u deklasue Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin

PUBLIKUAR

Ish-zv.kryeministri, Besnik Tahiri, në një intervistë në FRONTAL ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja nacionale.

Tahiri ka thënë se Kurti dhe LVV do të deklasohen në zgjedhjet e reja.

“Unë mendoj, jam i bindur që në këto zgjedhje ka me u deklasue Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin”, ka thënë Tahiri, raporton Express.

Ai ka thënë se në vitin 2021 Kurti kishte fituar sepse populli i Kosovës ishte gërditë me partitë e tjera dhe jo se kishte program apo njerëz më të zot.

“Ka fitu më 2021 jo për program as që ka pas njerëz më të zot se na. Pat fitu se populli i Kosovës u pat gërditë me neve”, ka deklaruar Tahiri në FRONTAL./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...

Hamza para takimit me Haxhiun: Për ne është e pranueshme cilado datë për zgjedhjet e reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk kanë ndonjë datrë...