Benzema e do Botërorin dhe Topin e Artë

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez thotë se “Trekolorët” kanë kapacitet ta mbrojnë titullin, shpreson edhe te çmimi individual

Karim Benzema është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme.

Sulmuesi francez shënoi edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Finlandës në kualifikimet e Botërorit 2022.

Dhe, futbollisti i Real Madridit i ka idetë e qarta, shkruan “Gazeta Express”.

Ai synon ta fitojë përsëri Botërorin me Francën dhe nuk e fsheh dëshirën për ta fituar edhe Topin e Artë.

“Jam i lumtur kur fitojmë, kur luaj dhe kur arrij të shënoj. Jam mjaft i kënaqur dhe shpresoj që ky moment i mirë të vazhdojë për një kohë të gjatë. Duke e parë skuadrën që e kemi, Botërori duhet të jetë njëri prej objektivave tanë. Duhet të përgatitemi mirë për të provuar ta fitojmë përsëri”, deklaroi fillimisht Benzema.

Sa i përket Topit të Artë, ai tha: Do ta shohim, shpresoj që ta fitoj.

Benzema është në listën e lojtarëve kandidatë për ta fituar çmimin prestigjioz individual. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...