Belgjika kualifikohet në Botëror

PUBLIKUAR

Belgjika e ka siguruar sonte kualifikimin në Kupën e Botës.

Belgët e arritën këtë pas fitores 3:1 nga Estonia falë golave të Bentekes, Carrascos dhe Thorgan Hazardit, shkruan Gazeta Express.

Benteke shënoi në minutën e 11-të dhe me rezultatin minimal 1:0 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Me të filluar pjesa e dytë Carrasco e dyfishoi epërsinë, ndërsa Estonia dha “shenja jete” në minutën e 70-të kur Sorga ngushtoi rezultatin.

Por, Thorgan Hazard shënoi katër minuta më vonë dhe vulosi fatin e këtij takimi.

Kështu, Belgjika siguron kualifikimin dhe prin në grupin E me 19 pikë, pesë më shumë se Uellsi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...