Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

PUBLIKUAR

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit, ka reaguar pasi u bë i ditur kandidati konsensual i Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Ai i uroi Bekim Sejdiut besimin dhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës për t’u zgjedhur kryetar shteti.

“Urime të përzemërta, profesorit dhe kolegut tim të nderuar, Bekim Sejdiu, për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës!

Si profesor i Fakultetit Juridik, më gëzon tej mase fakti që një nga kolegët tanë të rinj po merr përsipër një sfidë kaq të rëndësishme dhe një përgjegjësi kaq të lartë shtetërore.

Gjatë viteve të punës sonë akademike kemi pasur rastin të ndajmë jo vetëm përvojat dhe njohuritë juridike, por edhe përkushtimin ndaj arsimit universitar dhe të ardhmes së shtetit tonë.

Nga  zemra i uroj Profesor Bekimit  suksese në këtë rrugëtim dhe, para së gjithash, i uroj besimin dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Njëherësh i uroj që ta udhëheqë Republikën e Kosovës me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim (ashtu siç e njohim ne Bekën), duke i shërbyer interesit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.”

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...