Bekim Haxhiu: Mbi 135 mijë vaksina me afat të skaduar, Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë këtë detaj

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se aktualisht janë mbi 135 mijë vaksina të cilave iu ka skaduar afati.

Haxhiu ka folur në “Direkt”, në ATV dhe ka sqaruar se këtë detaj Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehur.

Sipas informacioneve që kemi janë një sasi e konsiderueshme e vaksinave të cilat u ka skaduar afati përveç atyre 132 mijë vaksinave tjera”, ka thënë Haxhiu.

Më shumë se ato 132 mijë vaksinave që iu ka skaduar afati në gusht, iu ka skaduar afati kësaj radhe. Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë këtë informacion”, tha ndër të tjerash deputeti i PDK-së.

Kujtojm se edhe gjatë muajit gusht të vitit të kaluar rreth 132 mijë vaksina kanë humbur vlefshmërinë e tyre pasi që iu ka skaduar afati.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...