Bëhen publike rrogat mujore të disa banorëve në Big Brother Vip

PUBLIKUAR

Banorët në BBV janë bërë që nga tetori personazhet më të komentuara në mediat rozë.

 

Prej ditësh pagat e publikuara të shqiptarëve janë tema kryesore në vend. Lista, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “whats App” masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por vëmendje të madhe kanë marrë shifrat që marrin personazhet e njohur e për më tepër VIP-at e “Big Brother” të cilët se fundmi po bëjnë mjaft zhurmë.

Më poshtë do të gjeni një listë të disa prej banorëve të “Big Brother VIP” të cilët figurojnë në dokumentin e publikuar.

Monika Lubonja duke më interesantja e listës pasi jo vetëm që është më e paguara, por në fakt ajo nuk rezulton në profesionin e saj si aktore, por si “Këshilltar i kryetarit të bashkise Tiranë”.

-Donald Veshaj-30,475.00 lekë

-Monika Lubonja-114,000.00 lëkë -Këshilltar i kryetarit të Bashkise

-Merdian Ramçarj-70,120.00 lekë

-Sara Berisha-figuron e vetëpunësuar

-Igli Zarka- 60.818.00- Pedagog

-Igli Zarka- 41,00.00- Teknik Transmetimesh

Ndërkohë moderatoja Arbana Osmani paguhet 986,927.00, bëhet fjalë për në muajin Janar kur “Big Brother” nuk kishte startuar ende.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...