Begaj uron Kurtin dhe kërkon dialog e kompromis: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

PUBLIKUAR

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar kreun e VV-së Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës, duke përgëzuar njëkohësisht qytetarët për procesin zgjedhor.

“Përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi edhe një herë forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të shtetit të Kosovës”.

Presidenti Begaj theksoi se është e rëndësishme që forcat politike të angazhohen në mënyrë konstruktive për të garantuar stabilitetin institucional dhe dialogun politik në vend.

“Në këtë fazë, është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës”.

Presidenti i Shqipërisë ritheksoi mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe europian”

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...