Bedri Hamza lë email’in për ata që duan të kandidojnë për deputetë: Lista jonë s’është vetëm politike, më kontaktoni

PUBLIKUAR

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, tha se lista e partisë së tij me kandidatët për deputetë nuk do të jetë vetëm politike, por e hapur edhe për ata që duan t’i hyjnë garës së qershorit.

Ai tha se PDK ka garantuar hapësirë për profesionistë edhe nëse ata s’kanë qenë të angazhuar kurrë në politikë.

“Sot kam një ftesë të hapur. Në PDK, lista jonë për deputetë nuk do të jetë vetëm listë politike, por edhe listë e hapur për të gjithë. Kemi garantuar hapësirë për profesionistë, për gra e burra të aftë, për njerëz që ndoshta nuk kanë qenë pjesë e politikës deri sot ose që ne nuk e kemi pasur fatin t’i njohim ende nga Kosova e diaspora”, tha Hamza.

Ai tha se ka ardhur koha që “njerëzit e mirë të mos rrinë më anash”.

Në fund, Hamza la email’in e tij për ata që duan t’ia mësyjnë garës në listën e PDK’së.

“Më kontaktoni në [email protected]; Kosova ka nevojë për ju!”.

SHIKO MË SHUMË

​IKSHPK qetëson qytetarët, rreziku nga Hantavirusi në Kosovë mbetet shumë i ulët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rreziku nga infeksioni me...

Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon afati për dorëzimin e listave...

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë, nafta pak më lirë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet tavan për derivatet...