Bebe Rexha bëhet kryefjala e festave të muzikës amerikane

PUBLIKUAR

Tre bukuroshe të super-talentuara po bashkojnë forcat për një natë të paharrueshme divash.

Bebe Rexha së bashku me JoJo dhe Serayah janë kthyer në një trio për ta filluar këtë muaj festiv në mënyrën më të paharrueshme.

Dhe nëse Krishtlindja lajmëron përfundimin e vitit dhe dhjetorit me “natën e qetë”, ajo e 5 dhjetorit do të dhurojë një fillim të zhurmshëm. Madje edhe tematika e edicionit të këtij viti të eventit VH1 Divas do të jetë pikërisht e tillë “Unsilent Night special” (natë jo e qetë).

Vokalistet e fuqishme do të bashkohen për të risjellë një klasike festash “All Alone on Christmas”. Ato do t’u bashkohen një liste të vërtetë yjesh ku përfshihen Mariah Carey, Patti LaBelle, Vanessa Williams, Chaka Khan dhe Teyana Taylor, transmeton lajmi.net.

Por tre bukuroshet e drejtuara nga Bebe Rexha janë përzgjedhur për shkak të vitit të tyre shumë të suksesshëm, që të jenë pikërisht ato që do të ulin siparin natën e 5 dhjetorit, në orën 21:00.

SHIKO MË SHUMË

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...