Beatrix Ramosaj: Momenti im erdhi tani, më lini ta shijoj

PUBLIKUAR

Marrëdhënia e prezantuesit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj këtë kohë ka qenë ndër më të përfolurat në mediet shqiptare.

Dyshja, të cilët kanë filluar një njohje brenda shtëpisë, po vazhdojnë të kritikohen edhe jashtë programit.

Megjithatë, ata tani duket se dëshirojnë ta shijojnë çdo moment dhe t’i përkushtohen njëri-tjetrit.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj (Foto: YouTube)

Së fundmi ka qenë Beatrix që ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë duke thënë se dëshiron ta shijojë këtë eksperiencë.

“Gjithkush, secili ka bërë jetën e vet. Dikush është beqar, dikush i martuar, eksperiencat shumë bukur”.

“Momenti im erdhi tani, kështu që më lini të jetoj faleminderit për mirëkuptim”, kanë qenë fjalët e artistes nga Kosova.

Beatrix, Donald dhe Sabiani (Foto: Instagram)

Donaldi nga ana tjetër ka qenë i përfshirë në një raport me prezantuesen Bora Zemani, për të cilin u bë një reagim edhe nga ylli i “Përputhen”.

Pas kritikave në internet, ajo tha se secili ka jetën e vet dhe se është i lirë të bëjë çfarë të dojë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...