Beatrix apo Behixhe, Rron Gjinovci del me një shpjegim për emrin e këngëtares kosovare

PUBLIKUAR

Në debatin për emrin e këngëtares kosovare, Beatrix Ramosajt, është përfshirë edhe aktivisti Rron Gjinovci, raporton Express.

Dje në media u raportua se emri i saj i vërtetë është Behixhe. Ky raportim u mohua nga familjarët e këngëtares. Madje, nëna e saj, publikoi edhe një foto të pasaportës së vajzës, ku figuron se emri i saj është Beatrix.

Sipas Rron Gjinovcit, emri i saj është sipas Mbretëreshës së Holandës, ku edhe ka lindur Beatrix Ramosaj.

“Beatrix Ramosaj u lind në vitin 1994 në Groningeng të Holandës. Në atë kohë mretëresha e Holandës ka qenë Beatrix. Emrin e paska sipas mbretëreshës. Besoj që këtu mbyllet diskutimi për vërtetësinë e emrit të Ramosajt. Pres falenderime për shuarjen e këtij ankthi që e përjetuam të gjithë”, ka shkruar Gjinovci./Express

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...